Top News - Cakaj në Berlin/ Me rëndësi zgjerimi i BE në ballkan

  • 3 years ago
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Berlin, ku po zhvillon një vizitë dy ditore zyrtare.

Gjatë qëndrimit atje, Cakaj zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum.

Në një reagim në facebook, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se gjatë takimit e informoi hollësisht Krichbaum mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së.

Më tej, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

?Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t?i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.? ? theksoi Cakaj në reagim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cakaj#Berlin#TopChannel

Recommended