Top News - Shifrat e covid rriten/ Por Madridi refuzon mbylljen

  • 3 years ago
Shifrat e Covid 19 po rriten në mbarë Spanjën, por pavarësisht përkeqësimitr të ndjeshëm të situatës, kryeqyteti refuzon të hyjë sërish në karantinë. Kryetarja e komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso I hodhi poshtë thirrjet për një bllokim të ri pavarësisht thellimit të krizës, që po sjell një rikthim të mijëra infektimeve në ditë. ? Zgjidhja nuk është izolimi total?, këmbënguli Ayuso që kërkoi më shumë ndihmë nga qeveria ndërkohë që në tetë zona të qytetit, u vendosën kufizime të reja nëpër parqe, dyqane e restorante. Zyrtarja, që më herët ka argumentuar se ? njerëzit ndeshem me njëri-tjetrin cdo ditë, kjo nuk do të thotë që ne të ndalojmë makinat?, I është kundërvënë ashpërsimit të masa të reja, pavarësisht thirrjeve të ministrisë së shëndetësisë. Grupe protestuesish u mblidhën të djelën përpara parlamentit rajonal me kërkesën që kufizimet të hiqen tërësisht ndërsa u ankuan dhe për diskriminim ndaj zonave më të varfra të qytetit. Madridi numëroi 18,000 raste të reja vetëm javën e kaluar dhe më shumë se 40 përqind e shtretërve në repartet e tij të kujdesit intensive, janë mbushur tashmë më pcientë të prekur nga koronavirusit, duke rikthyer frikën e ditëve të errëta të marsit e prillit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IsabelDiazAyuso#TopChannel

Recommended