Përmbytja e vendit nga reshjet, Prençi: Viti i parë në histori që s’ka asnjë masë për vjeshtën
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Pas një vere të thatë, mjaftuan shirat e parë të vjeshtës që Tirana por edhe qytete të tjera të paralizohen nga përmbytjet.

Shemsi Prençi, ish-drejtuesi i Emergjencave Civile, në një intervistë për Ora News denoncon me shqetësim se ky është viti i parë ku asnjë nga 61 bashki të vendit nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar problematikat që sjell vjeshta.

Prençi: Mund të jetë viti i parë dhe historik që nuk është marrë asnjë masë për periudhën e vjeshtës, qoftë në aspektin e pushtetit qëndror, qoftë atë vendor. Nuk mund të themi për shiun e sotëm në Tiranë, por dy ditë më parë kishim blackout të sistemit të kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe të Lezhës po kështu dhe të Vlorës ku qytetarët e Durrësit në mënyrë të veçantë u shfaqën në pushtetin e ujit. Pushteti vendor dhe ai qëndror nuk ka marrë masat për pastrimin e sistemit të kanaleve dhe pusetave në zonën urbane dhe në mënyrë të veçantë pushteti qëndror për sistemin e kanaleve të ujërave të larta për të përcjellë ujërat e tepërta në drejtim të hidrovoreve dhe detit. Nga 61 bashki, asnjë bashki nuk ka raport të saktë mbi punët që ka bërë për garantimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të mesme dhe të larta në mënyrë që të përballohet intensisteti i reshjeve të para të vjeshtës. Pas një vere shumë të nxehtë, pritej që reshjet e para në formë shtrëngate, siç erdhën, do të përballnin pushtetin qëndror dhe vendor me këto probleme.

Duke u ndalur në kryeqytet, Prençi tha se zona më problematike është ajo e ?Don Boskos? që mbledh ujërat e gjithë Tiranës dhe sërish nuk bëhet asnjë investim.

Prençi: Jemi mësuar ta shohim rrugën ?Don Bosko? gjithmonë të përmbytur, jemi mësuar të shohim të gjithë ato rrugë që janë në nivelet më të ulëta të qytetit të Tiranës, dhe përsëri nuk nxjerrim mësime dhe nuk u jepet prioritet investimeve në këto segmente të Tiranës me qëllim që të parandalohen përmbytjet.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/permbytja-e-vendit-nga-reshjet-denoncimi-i-prencit-viti-i-pare-ne-histori-qe-ska-asnje-mase-per-vjeshten/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended