Top News - Veprime të pavarura/ Hoti për prokurorinë speciale

  • 3 years ago
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti reagoi ndaj ngjarjeve të një dite më parë në Kosovë duke thënë se lëvizjet e Dhomave të Specializuara duhen konsideruar si veprime ?të pavarura të drejtësisë?. Zyra e Prokurorit të Specializuar sqaroi se zyrtarët e Misionit Europian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX), dhanë mbështetje operative dhe logjistike për bastisjen e zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u arrestua kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, ndërsa nënkryetari Nasim Haradinaj, u shoqërua nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Hoti e bëri të qartë se Qeveria e Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe sipas tij, duhet respektuar plotësisht. ? po ashtu, shtoi ai, ekzekutivi kosovar e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri?. Gjykata Speciale e Kosovës përbëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, një institucion I formuar me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare dhe I financuar kryesisht nga Bashkimi Evropian.Gjykata u krijua me vendim të Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Europës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, fliste për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të UCK-së ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë?, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HotiProkuroria#TopChannel

Recommended