Alsat mëson: Ahmeti në Prokurorinë e Shkupit më 2 tetor, do të dëshmojë për rastin “Regjistrimi”

  • 3 years ago
Alsat Mëson se kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të thirret në Prokurorinë e Shkupit më 2 tetor. Do të dëshmojë për regjistrimin e dështuar të vitit 2011, i cili pas një serie skandalesh dhe tensionesh u ndalua vetëm 5 ditë para se të mbaronte. Hetimi është hapur nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar, ndërsa përveç Ahmeti, për dështim të qëllimshëm të regjistrimit dyshohet edhe ish-Kryeministri Nikola Gruevski.