Ali Ahmeti, deshmitar ne Hage. Lideri i BDI do te deshmoje per luften e UÇK-së - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, do të paraqitet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Ai ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social facebook por nuk ka dhënë detaje për datën. ?Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Prandaj, ju njoftoj se Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën, si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë?.Dhomat e Specializuara në Hagë janë formuar pas një raporti të Këshillit të Europës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, ka folur për krime të pretenduara "të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë?, nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.Prokurorët kanë intervistuar deri më tani qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së. Javën e kaluar, në Hagë është intervistuar për rreth 30 orë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është ftuar atje pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Recommended