Top News - Menuja mbretërore/ Elisabeta, sekreti i jetëgjatësisë

  • 3 years ago
Ndoshta sekreti i jetëgjatësisë së Mbretëreshes Elizabeta, 94 vjeçe, qëndron pikërisht tek mënyra e gatimit të shefit të saj personal, por më e rëndësishmja duket se lidhet me qëndrimin tepër strict të monarkes kur vjen fjala tek konsumi I katër vakteve, pa kapërcyer asnjërin. Mbretëresha është shumë e rregullt me mëngjesin, drekën, pasditen e cajit dhe darkën. Ajo thuhet se ndjek një rutinë, e cila mund të konsiderohet dhe pak e merzitshme, pasi rregullat janë pothuajse të ngurta dhe prej vitesh, nuk lëviz prej tyre. Të gjitha këto sekrete janë rrëfyer në dy librat e botuara nga ish - shefi i saj mbretëror Darren McGrady, Eating Royally: Recipes and Remembrances from a Palace Kitchen dhe The Royal Chef at home. McGrady ka qenë në krye të skuadrës së 20 shefëve të kuzhinës mbretërore për 15 vjet. Sipas tij mbretëresha e fillon ditën në stilin britanik, çaj me biskota, e ndjekur më pas nga drithërat, të cilat ruhen në një kuti të posaçme për të ruajtur freskinë. Dy janë variantet për drekën. Peshk në gril me spinaq dhe kunguj, ose sallatë me pulë, gjithmonë në gril. Mbretëresha nuk heq dorë kurrë nga vakti I pasdites, veçanësisht nga paninet e saj më marmalatë. Ushqimi i preferuar jashtë menusë janë tostet me karkaleca. Është e ndaluar rreptësisht hudhra, e cila nuk mund të përdoret kurrsesi në Buchingham Palace?, ndërsa dita e preferuar e familjes mbetet e premtja e peshkut dhe e patateve te skuqura.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Elisabeta#TopChannel