Report TV -Zbulohet detaj i ri mbi rrëmbimin e Bleona Matës/ Nëna: Banorët dëgjuan të qarat

  • 3 years ago
Emisioni ?Pa Gjurmë? në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhdukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zezë dhe një tjetër tip Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur policia mbërriti në vendngjarje, mban peng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Ata u tërhoqën nga kjo dëshmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod.

Recommended