Top News - Vepra e mjeshtrit Botticelli mund te shitet për 80 milionë usd

  • 3 years ago
Një pikturë e mjeshtrit italian të rilindjes, Sandro Botticelli, mund të shitet për më shumë se 80 milionë dollarë, kur të dalë nën cekic në Nju Jork në janar ? thotë shtëpia e ankandeve Sotheby?s, e ky është një cmim rekord ankandi për artistin.


?Djaloshi që mban një rondele? është cilësuar nga shtëpia e ankandeve si një nga pikturat më të mëdha të erës e mbetur në duar private. Ajo pritet të thyejë rekordin prej 10.4 milionë dollarësh të regjistruar në një ankand shtatë vite më parë nga një tjetër vepër e artistit të lindur në Fierence.

Subjekti i portretit enigmatik, është i panjohur, por historianët e artit besojnë se mund të jetë përshkrimi i një miku të ngushtë të familjes Medici, që sundonte qytetin italian kur Botticelli ishte në jetë. Piktura i takon fundit të shekullit të 15, kur papa sikstus i IV e ftoi atë të dekoronte kapelën sistine në romë. Gjatë asaj periudhe, Botticeli krijoi disa prej veprave më të famshme të tij, përfshirë Lindjen e Afërditës.

Pavrësisht moshës së saj, piktura është mbajtur në gjendje shumë të mirë dhe është ekspozuar në disa muzeume. Hera e fundit që ajo ka ndryshuar pronar, ka qenë viti 1982, kur një koleksionist privat e bleu atë për rreth 1.3 milionë dollarë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SandroBotticelli#Picture#TopChannel

Recommended