Top News - Eksod nga San Francisko, punë nga shtëpia në erën e Covid
  • 3 years ago
Ai që dikur ishte një qytet plot jetë, tani është i fjetur. Tendenca e punës nga shtëpia, e jetësuar nga pandemia, po dëmton një qytet që për shumë kohë ka qenë një mekë për talentet e teknologjisë, San Franciskon.


Njerëzit largohen nga qyteti dhe e marrin punën me vete. Atje ku dikur kishte vinca që nuk ndaleshin, tani shihen kamionë transporti.

Punonjësit e teknologjisë, që i drejtoheshin San Franciskos për të qenë afër Google, Facebook, Pinterest, Twitter dhe kompanive të tjera të internetit, tani po zhvendosen në ato pjesë të shteteve të bashkuara ku jeta është më e ngadaltë dhe ku kostoja e jetesës është më e lirë. Dhe titanët e teknologjisë, e inkurajojnë tendencën. Facebook po ndryshon praktikat e tij të punësimit duke rekrutuar talente larg në vend të punonjësve që dikur jetonin afër kampuseve.

Gjiganti i rrjetit social thotë madje se ai mund të kursejë edhe para pasi e rregullon pagën për pozicionet bazuar në koston lokale të jetesës. Twitter dhe kompani të tjera kanë njoftuar se punonjësit mund të punojnë nga shtëpia përherë. Google dhe facebook kanë bërë të ditur se nuk presin që punonjësit të rikthehen në kampuse të paktën deri në mes të vitit tjetër.

Që në mars, San Francisko, u bë një nga qytetet e para amerikane që implementoi kufizimet e lëvizjes për punë, shkollë dhe aktivitete të tjera. Rreth gjashtë muaj më vonë, jeta duket se nuk do të kthehet më kurrë si më parë dhe shumë banorë tani mendojn

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SanFrancisko#Work#TopChannel
Recommended