Vellai i polcit: Nuk ka punë me të mitura, skenar i mediave, s'dalim nga shtëpia prej turpit
  • 5 years ago
Shkodër- Berhan Bajrakurtaj , polici i cili u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, është dënuar me 30 ditë burg nga Gjykata e Shkodrës. Ai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur duke i dwrguar video intime.

Report Tv mëson se seanca u krye me dyer të mbyllura ndërkohë që pranë gjykatës ishin edhe familjarë e të afërm të efektivit të policisë.

Vëllai i tij, Afrim Bajrakurtaj ka deklaruar se akuzat janë të pabaza.

"Nëse e ka bërë atë gjë ai nuk është vëllai ynë. Video është e montuar nga mediat. Ne kemi tre ditë që nuk dalim jashtë sepse na vjen turp. Ai nuk e ka bërë atë gjë, por nëse ai e ka bërë mos të dalë më nga burgu", deklaroi vëllai i Berhan Bajrakurtajt.

Sipas dëshmisë së dhënë dy ditë më parë, polici pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim seksual ndaj të miturës. Ndërkohë që policia pretendon se mbi këtë çështje nuk ka marrë asnjë denoncim (lexo ketu)
Recommended