Ora News - Pa punë prej izolimit, babai i kater femijeve mes lotëve: Nuk kam me se të shkoj ne punë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pandemia e Covid 19 ka sjellë dëme të konsiderueshme në ekonomitë e shumë familjeve. Ilir Bleta kërkon nga qeveria lehtesimin e masave pasi izolimi e ka rënduar në borxhe. Mungesa e transportit e ka detyruar atë të mos dalë dhe të kerkojë punë pasi jeton në periferi të Tiranës.

4 anëtarët e familjes së Ilir Bletës po përballen me vështirësi të shumta që pas përhapjes së Covid-19.

Me shtëpi me qera dhe tashmë pa punë gjendja e tyre ekonomike sa vjen dhe rëndohet.

Mes lotësh 55 vjeçari thotë se jeta ka qenë luftë për të dhe se nuk e kishte menduar kurrë që gjërat do të shkonin kaq keq.

"Po në vështirësi jemi. Ku të ankohem. Gjithëandej kam kërkuar ndihmë".

Para pandemisë Iliri punonte në ndërtim dhe për shkak të izolimit dhe masave shtrënguese ai e ka pasur të pamundur të punojë më. Tashmë për të kërkuar punë i duhet të ecë në këmbë për disa orë nga Babrruja në Tiranë, ndërsa në shumë raste i duhet të kthehet në shtëpi pa siguruar asnjë të ardhur. Ndaj ai kërkon që të lehtësohen masat, në mënyrë që të ketë mundësi që të lëvizë e të punojë, pasi izolimi e ka zhytur në borxhe.

"Me lekë borxh. Më parë kam punuar në ndërtim. E kam mbajtur familjen. Tani ja ku jam sot, që nga 10 marsi nuk kam punuar. Jam i aftë për të punuar. ''

Ai shprehet se i ka munguar mbështetja e strukturave dhe institucioneve shtetërore, qofshin këto të bashkisë apo pushtetit qendror.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pa-pune-prej-izolimit-babai-i-kater-femijeve-mes-loteve-nuk-kam-me-se-te-shkoj-ne-pun

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended