Top News - Ndryshimet klimatike “po nxisin zjarret në Kaliforni”

  • 3 years ago
Ndryshimet klimatike janë duke nxitur shkallën dhe ndikimin e zjarreve që kanë përfshirë së fundmi Kaliforninë, kanë thënë shkencëtarët.


Autorët e hulumtimit kanë gjetur se Kalifornia tani përballet më shumë me rrezikun e zjarreve, sesa para kohës kur njerëzit kanë nisur të ndryshojnë klimën.

Prej muajit gusht, ky vend po përballet me zjarret më të mëdha në 18 vjetët e fundit.

Ato kanë qenë përgjegjëse për më shumë se 30 vdekje dhe kanë shtyrë mijëra persona që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Shkaku i zjarreve është kthyer në çështje politike, pasi Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka vënë fajin te ndryshimet klimatike për zjarret në fjalë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në anën tjetër, ka hedhur poshtë këtë argument, duke përmendur praktikat e menaxhimit të tokave të atij territori.

Mirëpo një kërkim shkencor, i drejtuar nga profesori, Matthew Jones, për arsyet e këtyre zjarreve, sugjeron se rritja e temperaturave është duke pasur ndikim të madh.

Më herët gjatë këtij viti, ekipi i njëjtë hulumtues ka publikuar një analizë për origjinën e zjarreve dramatike që kanë përfshirë Australinë në periudhën 2019-2020.

Studimi ka treguar se ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa rritjes së sezonës së zjarreve ? e definuar si periudhë me rrezik më të lartë të zjarreve për shkak të kombinimit të temperaturave të larta, lagështisë së ulët, erërave dhe forta dhe reshjeve të pakta.

Brenda 40 vjetëve, përkatësisht në periudhën 1979-2019, periudha e zjarreve është thënë të jetë zgjatur për tetë ditë në nivel global.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#California#GavinNewsom#TopChannel

Recommended