Top News - Zjarrët në Kaliforni/ Qiell marsian në San Francisco

  • 3 years ago
Njerëzit në san francisko dhe pjesë të tjera të kalifornisë, e gjetën veten në zgjim para një qielli portokalli, që të sillte në mendje vizione apokaliptike apo marsiane, në një vit të mbushur plot me ngjarje trazuese. Qiejt ishin shpesh aq të errësuar sa që dukej më shumë natë se sa ditë ndërkohë që në disa vende, hiri binte si dëbore, për shkak të zjarreve masive që mbushnin ajrin me tym.
?Qiejt portokalli të këtij mëngjesi janë rezultat i zjarreve dhe tymit që lëshojnë ata në ajër?, thanë zyrtarët e San Franciskos. ?Tymi i dendur bën që pjesëzat të eleminojnë dritën blu dhe lejojnë vetëm dritën e verdhë, portokalli dhe të kuqe të arrij në sipërfaqe duke i bërë qiejt të duken si ata të marsit.
Ndërsa tymi është bërë më i dendur në disa zona, ai ka bllokuar rrezet e diellit duke errësuar gjithcka. Foto nga skenat e rralla, vecanërisht nga san francisko, të ngjashme me ato të filmave fantastiko-shkencor, u përhapën shpejt në median sociale. Qiejt e errët që bllokuan diellin, bënë që edhe temperaturat të zbrisnin në atë që historikisht ka qenë periudha më e nxehtë e vitit në san francisko.
Zjarret e paprecedentta, të ndihmuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, kanë bërë që mijëra hektarë tokë në kaliforni, oregon dhe uashington të shkrumbohen dhe me dhjetëra e mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. vetëm në kaliforni janë raportuar të paktën tetë viktima.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#California#SanFrancisco#TopChannel