Top News - Ankesa ndaj BE/ Facebook mund të lërë Europën

  • 3 years ago
Sipas një shkrimi të botuar në portalin ?WEBNEWS?, Facebook-u po shikon mundësinë që të mos operojë më në Europë dhe për këtë gjigandi i rrjeteve sociale fajëson kontinentin e vjetër. Nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë të pengojë transferimin e të dhënave në SHBA, Facebook-u dhe Instagram-i do t?u duhet t?i thonë lamtumirë rreth 400 milionë përdoruesve.Një vendim shumë radikal, dhe që zanafillën e ka tek një vendim i marrë nga komisioni irlandez për mbrojten e të dhënave personale, i cili pengon transferimin e këtyre të dhënave në SHBA. Gjatë séancës të mbajtur në gjykatën e Dublinit, përfaqësuesit e shoqërisë së krijuar nga Mark Zuckerberg kanë deklaruar që nuk do të lëvizin nga qëndrimi i tyre. Ideja për të lënë Europën po merr forme pikërisht një muaj nga dhënia e këtij vendimin prej Gjykates irlandeze, sipas të cilës Facebook-ut i ndalohet transferimi i të dhënave të qytetarëve europianë drejt kontinentit amerikan.?Dyshimet e BE-së kanë të bëjne natyrisht me sigurinë e të dhënave nga qeveria amerikane, dhe nëse ky qëndrim nuk do të ndryshojë, atëherë nuk është e qartë nëse shoqëria do të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj.? u shpreh Yvonne Cunnane, përfaqësuesja e Facebook Irlandë. Nëse Facebook nuk do duhet të jetë më aktiv në Europë, ateherë rreth 400 milionë përdorues do t?i mungonë platformës, nderkohe qw rrjeti social përveçse është një urë komunikimi, është një instrument pune për bizneset, e kjo mund tw ketw njw ndikim ne ekonomi.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Facebook#TopChannel

Recommended