Pusi i naftës përfshihet nga flakët në Mallakastër
  • 3 years ago
Një pus nafte merr flakë në Mallakastër në afërsi të fshatit Belishovë.


Pusi ndodhet në anë të rrugës Fier-Ballsh, pranë vendit të quajtur lokal Gjanica. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen por mendohet të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Punëtorët ishin duke pastruar pusin e naftës, një procedurë rutinë, teksa ishin në përfundim të pastrimit, nga thellësia e pusit ka dalë një shtresë gazi.

Si pasojë e shkëndijës së zjarrit të shkaktuar nga gurët që ndodhen në brendësi të pusit të naftës, ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrfikëse nga Ballshi dhe Albpetroli, të cilat së bashku me naftëtarët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Aktualisht nga pusi vazhdon të rrjedhë gaz.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mallakaster#Nafta#TopChannel
Recommended