Top News - Prokuroria Speciale/ Arrestimi i parë në Kosovë

  • 3 years ago
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi të enjten se ka arrestuar Salih Mustafën. Në njoftim thuhet se arrestimi është bërë në Kosovë, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, pas konfirmimit të aktakuzës. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe kjo është aktakuza e parë që konfirmohet. Në komunikatën e Zyrës së Prokurorit nuk është sqaruar nëse aktakuza ndaj Mustafës është ajo, e cila është paraqitur në shkurt, sikundër që nuk janë dhënë detaje as për përmbajtjen që ka aktakuza. ?Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur?, thuhet në njoftim. Ky është arrestimi i parë që bën Prokuroria Speciale në Kosovë. Ky institucion i Kosovës me seli në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë. Salih Mustafa është njëri prej themeluesve të UÇK-së në zonën Llapit, ka deklaruar per Radion Evropa e Lirë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati. Mustafa, në kohën e fundit, ka qenë zyrtar i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes. Fillimisht, ai ka shërbyer si shef i Departamentit Informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Agim Çeku.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prokuroria#Kosove#TopChannel