Thaci pyetet nga Prokuroria Speciale | Lajme - News

  • 4 years ago
Mes brohorimave të bashkëqytetarëve të mbledhur në mbështetje të tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit rreth orës 13:00 të kësaj të hëne në selinë e prokurorisë speciale në Hagë për t?ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve që kanë ngritur ndaj tij akuza për krime lufte.

Përpara se të shkelte në prokurori, Thaçi tha përpara mediave se aty ndodhej për të mbrojtur ëndrrën e tij, shtetin e pavarur të Kosovës.

?Askush nuk mund t?a rishkruajë historinë. Ky është çmimi që duhet paguar për lirinë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Kosova është histori suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?.

Thaçi qëndroi 6 orë para prokurorëve dhe në përfundim të seancës tha vetëm se u ishte përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve.

Nuk dihet se në ç?cilësi është thirrur të dëshmojë Hashim Thaçi, edhe pse ndaj tij është paraqitur për shqyrtim një aktakuzë dhe kjo përbën një rast unik. Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale deri në momentin kur gjykatësit do t?i konfirmojnë ose t?i hedhë poshtë ato, brenda një periudhe prej 6 muajsh.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi më 24 Prill, ngritjen e një aktakuze me 10 pika për shqyrtim, në të cilën Presidenti Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e të tjerë ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për disa krime kundër njerëzimit e krime lufte gjatë viteve ?98-?99 mes të cilave, vrasje të paligjshme, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje e tortura. Megjithatë, Thaçi i ka refuzuar kategorikisht këto akuza, ndërsa ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti nëse ato konfirmohen nga gjykata.

Një vit më parë, në Prokurorinë e Posaçme në Hagë u thirr edhe Ramush Haradinaj, i cili për këtë arsye dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Kosovës, duke e çuar vendin në zgjedhje të reja.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended