Vetë deklarimi, a po funksionon? Prindërit dhe mësuesit e quajnë të panevojshëm

  • 3 years ago
Pavarësisht se ministria e arsimit thotë se nuk ka dijeni për numrin e të prekurve me Covid-19 në shkolla, e sipas saj kjo është përgjegjësi e ministrisë së shëndetësisë, në fakt prindërit dhe nxënësit plotësojnë përditë një formular vetëdeklarimi për gjendjen e tyre shëndetësore.


?E plotësojmë në letër çdo ditë dhe ia japim fëmijës në çantë t?ia dorëzojë mësueses.

Ne mund të jemi dhe të infektuar pa simptoma. Na i kanë kërkuar dhe e plotësojmë ç?të bëjmë.?

Ashtu si prindërit edhe zëdhënës kryetari i sindikatës së arsimit Isa Halilaj, e vlerëson të pavlefshëm formularin, për sa kohë prindërit nuk janë doktor dhe s?mund të mbajnë përgjegjësi, nëse janë apo jo të infektuar me covid-19 pa u testuar.

?E kemi konsideruar një burokraci e një shmangie përgjegjësie. Një lënie topi në fushën e prindit?.

Me nisjen e vitit të ri shkollor sipas Sindikatës së Arsimit ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe fshehje të realitetit, ndaj si rregullator duhet të shërbejë ky propozim.

Në çdo zyrë vendore e shkollë të krijohet një taks forcë që ashtu si ministria e shëndetësisë bën përditësimin edhe ministria e arsimit të informojë familjet shqiptare sa nxënës e mësues janë të infektuar. Qe në dijeninë tonë janë të shumtë dhe nuk kryhet tamponimi i të gjithë mësuesve, e s?bëhet fjalë i nxënësve.

Por zbatimi i protokollit shëndetësor në shkolla nuk ndodh, për sa kohë nuk ka buxhet shtesë për arsimin, shpjegon Isa Halilaj.

?Që në korrik i kemi thënë që duhet një fond ekstra për arsimin por nuk ka?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VeteDeklarimi#Mesuesit#TopChannel

Recommended