Top News - Parashikimi i Nike/ Së shpejti shitje vetëm online

  • 3 years ago
Kompania e veshjeve sportive, Nike, ka parë një rritje të ndjeshme të shitjeve të saj online ndërsa po provon të dalë nga kriza e koronavirusit. Kompania amerikane thotë se shitjet digjitale u rritën me 82 për qind gjatë periudhës nga qershori në gusht duke lënë pas edhe shitjet në dyqanet e saj. Të martën, Nike njoftoi të ardhura prej 10.6 miliardë dollarësh ndërkohë që shumë prej tregjeve kyce të saj janë ringritur në këmbë, përfshirë kinën. Dhe për drejtuesit, kthimi tek shitjet online, mund të jetë një trend i përhershëm. ?Ne e dihjmë se dixhitalizimi është normaliteti i ri. Konsumatori është i lidhur me rrjetin dhe thjeshtë nuk do të ndahet prej tij?, thotë John Donahoe, shef ekzekutiv i Nike. Më herët, kompania ka përdorur uebsajtin e saj dhe aplikacionet e shitjes për të zbuluar edicionet e kufizuara të atleteve. Gjigandi i veshjeve sportive tani e ka transformuar veten për ti shitur direkt klientëve të gjitha produktet e tij, duke reduktuar dyqanet dhe partnerët tregtarë. Edhe pse palestrat janë mbyllur gjatë izolimit, prodhuesit e veshjeve sportive kanë raportuar rritje të kërkesës, pasi më shumë njerëz kanë punuar dhe janë ushtruar në shtëpi. Edhe rivali adidas, tha muajin e kaluar se kishte parë rritje të shitjeve ndërsa prodhuesi i veshjeve për joga, lululemon, tha se kishte një rritje prej 157 për qindësh në biznesin e saj online.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nike#Online#TopChannel

Recommended