Top News - Koalicioni `anti-covid`/ 156 vende firmosin për vaksinën

  • 3 years ago
Një koalicion prej 156 vendesh ka rënë dakord për një marrëveshje "historike" thote the Guardian, për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë dhe të drejtë globale të çdo vaksine të re të koronavirusit në 3% të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse, për të mbrojtur sistemet e të kujdesit shëndetësor, punonjësit e shëndetit në vijën e parë të frontit dhe ata të kushtuar kujdesit shoqëror. Plani i ndarjes së vaksinave Covid-19 - i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i njohur si Covax ?u krijuar për të siguruar që kërkimi, blerja dhe shpërndarja e çdo vaksine të re të ndahet në mënyrë të barabartë mes vendeve më të pasura të botës dhe atyre ne zhvillim.Gjashtëdhjetë e katër ekonomi te fuqishme I janë bashkuar tashmë nismës, që përfshin dhe angazhimin e Komisioni Europian I cili do të sigurojë doza në emër të 27 vendeve anëtare plus Norvegjia dhe Islanda, dhe 38 vende të tjera të rëndësishmë pritet t`I bashkohen këto ditë. Skema synon të dorëzojë 2 miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efikase deri në fundin e vitit 2021. Ndonëse ekspertët paralajmërojnë se vaksina nuk do të sjellë si me magji fundin e pandemisë, ajo po pritet me padurim. Megjithatë, Suedia që edhe me masat anti-izolimit doli kundër rrymës, deklaroi se nuk do t`ia rekomandojë një vaksinë të ardhshme kundër koronavirusit, asnjë personi nën moshën 18 vjec, sepse vazhdon të besojë që fëmijët e përcjellin virusin vetëm në mënyrë të kufizuar.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Koalicioni#Guardian#TopChannel