Top News - SHBA, forca hapësinore/ Vendos trupa në gadishullin Arabik

  • 3 years ago
Forca amerikane Hapësinore e sapo formuar po vendos trupa në një rajon të ri dhe të madh: Gadishulli Arabik. Forca Hapësinore tani ka një skuadrilje prej 20 avionësh të stacionuar në Bazën Ajrore Al-Udeid të Katarit, dislokimi i saj i parë jashtë vendit. Kjo forcë, e cila u krijua nga Donald Trump, përfaqëson degën e gjashtë të forcave të armatosura amerikane dhe shërbimin e parë të ri ushtarak të krijuar, që nga themelimi i Forcave Ajrore në vitin 1947. Ajo është pritur me skepticizëm në Kongres, me satirë në Netflix dhe, me logon e saj çuditërisht të ngjashme, është bërë shkak për barcaleta me beteja ndërgalaktike të tipit "Star Trek". Luftërat e ardhshme mund të zhvillohen në hapësirë, por Shkretëtira Arabe ka qenë tashmë dëshmitare e asaj që ekspertët ushtarakë e quajnë "lufta e parë hapësinore" në botë - operacioni Stuhia e Shkretëtirës i vitit 1991 për të përzënë forcat irakiane nga Kuvajti. Sot, SHBA përballet me kërcënime të reja në rajon nga programi raketor i Iranit dhe nga përpjekjet për të bllokuar, hakeruar dhe ?verbuar? satelitët që qarkullojnë në orbitë. Disa ligjvënës e shikojnë forcën e hapësirës me 16 mijë trupa të parashikuar dhe një buxhet prej 15.4 miliardë dollarësh për vitin 2021, si një projekt vanitoz për trump në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Shqetësimet për armatimin e hapësirës janë të vjetra. Por ndërsa hapësira po kontestohet gjithnjë e më shumë, ekspertët ushtarakë kanë përmendur nevojën për të patur një trupë hapësinore të dedikuar për mbrojtjen e interesave amerikane.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#DonaldTrump#TopChannel

Recommended