Top News - Vendimi i SHBA/ Tërheq 2200 trupa nga Iraku

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara do të tërheqin më shumë se një të tretën e trupave ushtarake nga Iraku brenda disa javëve, ka thënë komandanti amerikan për Lindje të Mesme, Kenneth McKenzie. Ai u ka thënë gazetarëve se prezenca e trupave ushtarake do të zvogëlohet nga rreth 5,200 në 3,000 gjatë muajit shtator. Ushtarët që do të vazhdojnë të jenë në këtë shtet do të angazhohen për këshillim dhe ndihmë të forcave të sigurisë irakiane në ?zhdukjen e gjurmëve të fundit? të grupit ekstremist, Shteti Islamik. Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka rikonfirmuar se planifikon të largojë të gjithë trupat nga Iraku, sa më shpejt që është e mundur. Ai pritet që të përmendë si sukses zvogëlimin e numrit të trupave, meqë në fushatën presidenciale të vitit 2016 kishte premtuar se do ta mbante SHBA-në larg ?luftërave të pafundme?. Prezenca e trupave amerikane është kthyer në problem të madh në Irak, prej kur SHBA-ja ka vrarë gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron në Bagdad, në janar të këtij viti. Disa ditë më vonë, parlament irakian ka miratuar një projektligj që i kërkon qeverisë dhënien fund të operacioneve të forcave të huaja në tokën e Irakut, ndonëse një gjë e tillë nuk është duke u zbatuar ende. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar edhe milicinë irakiane, të mbështetur nga Irani, për shtim të sulmeve me raketa në bazat që strehojnë ushtarët amerikanë që nga ajo kohë. Si pasojë e këtyre sulmeve, në muajin mars patën vdekur dy ushtarë amerikanë dhe një britanik.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Irak#TopChannel

Recommended