Top News - Tensione mes aleateve/ Trump tërheq 9,500 trupa nga Gjermania
  • 4 years ago
Donald Trump urdhëroi largimin e afro 9,500 trupave nga Gjermania në një lëvizje që ka ngjallur shqetësim në Europë lidhur me angazhimin e SHBA në rajon. Masa do ta zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, krahasuar me 34.500 që janë aktualisht atje, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan. Masa, nga sa sqaroi ai, ishte rezultat i një pune disa mujore i gjeneralit Mark Milley, shef shtabi I ushtrisë amerikane. Sipas zyrtarit në fjalë, kjo masë nuk ka asnjë lidhje me tensionet mes trumpit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ia proshi shefit të Shtëpisë së Bardhë planet për të organizuar këtë muaj takimin e G7-tës. Një tjetër zyrtar tha se 9,500 trupat do të dërgoheshin diku tjetër: disa në Poloni, disa në vende të tjera aleate dhe pjesa e mbetur, do të kthehen në shtëpi. I njëjti burim u shpreh se ka më pak nevojë tani për një kontigjent kaq të madh në Gjermani, e kjo edhe për shkak të rritjes së përgjithshme të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleanca ushtarake Nato e udhëhequr nga SHBA. Tërheqja e trupave është episodi më i fundit I një dëshmon një ftohje të marrëdhënieve Berlin-Ëashington, të cilat janë tensionuar shpesh gjatë presidencës së Donald Trump.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#TopChannel
Recommended