“Zë” konkurron në Tirana Film Festival/ Filmi është prodhim i regjisorit Gentian Gjikopulli

  • 3 years ago
Si mund të bashkëjeshtosh me zhurmat, kakofoninë dhe rrëmujën e përditshme? Ku mund të gjesh prehjen, paqen, qoftë edhe dashurinë mes një vorbulle të zhurmshme, çorientuese që të rrethon? Këto pyetje ngre filmi ?Zë?, i regjisorit Gentian Gjikopulli, premiera kombëtare e të cilit ishte mbrëmjen e së dielën në Tirana Film Festival.


Genti duket sikur na riktheve në kinemanë fillestare, atëhere kur ishte një art i ri dhe filmat bëheshin pa zë. Sigurisht pastaj në filmat e Hollywood-it, ku audio është një ndër elementët më kryesorë. Si lindi idea e të sjellit në fokusin qëndror të një filmi, pikërisht zërin?

?Unë kam gati 22 vjet që jap mësim. Të rrethohesh vazhdimisht nga 20 apo 30 veta adoleshentë që flasin gjatë gjithë kohës, pastaj zhurmat e trafikut që i kemi të përditshme. Vetëm për frymëzim që nuk na mungon se e kemi të përditshëm. Puna është te qëndrimi. Te mënyra se si reagon ndaj kësaj lloj gjëje. Dhe nëse e shikon me vëmendje strukturën e filmit që në skenar e kupton që secili ka këndvështrime komplet të ndryshme?.

Sa kohë t?u desh të merreshe me këtë film?

?Shumë. Gjashtë vite me përafërsi po. Të paktën dy vjet jam marrë me skenarin. Herë pas here duke aplikuar edhe për financim. Ka kaluar në disa etapa dhe sidomos etapa e xhirimeve ka qenë shumë e fortë. Intensive. Dhe është bërë për një kohë rekord?.

Shpesh në disa skena ju pamë edhe kameras, çka nuk ndodh shpesh për një regjsor. Unë bëra një paralelizim edhe me shkrimtarë që e fusin veten e tyre si personazh në libër.

?Pyetja që i bëra vetes ishte: Cili është fiksioni dhe cili është realiteti. Në një kuptim në atë moment ne shkëputemi nga filmi dhe futemi në realitet në backstage, aty shohim realisht se cfarë ka ndodhur gjatë xhirimeve. Pra njëherësh cili është fiksioni dhe cili është realiteti? Kjo më interesonte shumë?.

Kjo ishte premiera e dytë në kinema të hapur për TIFF, i cili celi edicionin e 18-të më 19 shtator me premierën rajonale të filmit ?Liqeni Im? nga Gjergj Xhuvanie përvec pjesës online do të ketë shfaqe të përnatshme të filmave.

Në total online do të shfaqen 230 filma të selektuar nga 2400 aplikime.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel...

Recommended