Tenderi në Zimbabve: A është Ilir Dedja - Klodian Mërtiri, Tirana shkëmben informacion me Interpolin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Interpoli ka nisur verifikimin e të dhënave për gjetjen e biznesmenit Ilir Dedja, i akuzuar si personi që arriti marrëveshjen prej 60 milionë dollarë në Zimbabve. Mësohet se ekspertët po verifikojnë të dhënat në të dy vendet, teksa në regjistrat e gjendjeve civile të dhënat rezultojnë kontradiktore.

Autoritetet shqiptare kanë nisur verifikime lidhur me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja, i cili akuzohet u përfshi në një aferë korruptive prej 60 milionë dollarësh në shtetin afrikan Zimbabve.

Zyra Qëndrore e Interpol dhe ajo në Tiranë kanë shkëmbyer informacione lidhur me gjeneralitetet e Dedjas.

Të dhënat nga Interpol kërkohen pasi nga zyra në Budapest është nisur një hetim për pastrim parash, për kompaninë që përfitoi pagesën prej 2 milionë dollarësh nga qeveria e Zimbabves.

Objekti i kontratës ishte për sigurimin e materialeve mjekësore për parandalimin e koronavirusit.

Në media u bë e ditur se marrëveshja u bë pa garë, ndaj dhe menjëherë nisën hetimet.

Fillimisht u arrestua Ministri i Shëndetësisë, i cili pasi doli në gjykatë u lirua me garanci pasurore prej 50 mijë dollarësh.

Obadiah Moyo u shkarkua nga posti, duke u bërë Ministri i dytë i qeverisë vendase i përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tenderi-ne-zimbabve-eshte-ilir-dedja-klodian-mertiri-tirana-shkemben-informacion-me-interpolin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv