Top News - Regjistrimi i popullsisë/ Kina e fillon me 1 nëntor

  • 3 years ago
Si mund të numërohen 1.3 miliardë njerëz në mesin e një pandemie? Kina do ta zbulojë së shpejti këtë ndërsa vendi me popullsinë më të madhe në botë përgatitet të nisë censusin e shtatë kombëtar të tij më 1 nëntor.


Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua, sipërmarrja kolosale do të shohë rreth 7 milionë punonjës që do të shpërndahen në të gjithë vendin, duke mbledhur emrat, numrat e identitetit, gjininë, detajet e martesës por edhe dukimin dhe informacionin profesional.

Përveç metodave tradicionale, qytetarët do të inkurajohen të përdorin edhe telefonët celularë dhe mjetet e tjera digjitale për të deklaruar informacionet personale dhe ato të familjes. Kina kryn censuse kombëtare cdo 10 vjet. Numërimi i fundit tregoi se popullata ishte rritur nga 1.29 në 1.37 miliardë. Dhe ky numërim, për të parën herë përfshiu edhe të huajt. Rreth 600 mijë qytetarë të huaj rezultuan në kinë në 2010, pjesa më e madhe e të cilëve nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Japonia.

Censusi ofron të dhëna të rëndësishme për politikëbërjen kombëtare. India duhej të niste censusin e saj më herët këtë vit por e shtyu për shkak të koronavirusit. Pandemia po ashtu do të vështirësojë provesin në kinë, veçanërisht me miliona punonjës të censusit që do të lëvizin në vend. Sidoqoftë, shifrat e koronavirusit në kinë kanë qenë të ulëta javët e fundit, pa infektime të reja të brendshme të raportuara të dielën dhe vetëm 12 raste të importuara.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#Population#TopChannel