Regjistrimi i popullsisë rrezikon të shtyhet
  • 5 years ago
Rrezikohet shtyrja e procesit të Regjistrimit të Popullsisë për shkak të mos-miratimit të Ligjit për Regjistrim. Kreut i Entit të Statistikës thotë se zvarritje mund të ketë por jo edhe dështim të procesit. Mbledhja e fundit në komisionit parlamentar për çështje evropiane në 10 qershor u anulua për afat të pacaktuar. VMRO dhe LSDM nuk kanë sqarime për ngecjet, por akuzojnë njëra tjetrën.