Top News - Grenell në Kosovë/ Pjesë e delegacionit amerikan

  • 3 years ago
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell qëndron në Prishtinë si pjesë e një delegacioni, që drejtohet nga shefi Ekzekutiv Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe shefja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.


Delegacioni amerikan, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Departamenti i Energjisë dhe Biznesit në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat. Delegacioni përveç Prishtinës, do të qëndrojë edhe në Athinë, Beograd dhe Jerusalem.

Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që ?do të lehtësojë zbatimin e projekteve me përparësi si Autostrada e Paqes, që do të mbështesin hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në rajon?.

Kjo Korporatë Banka për Eksport-Import, nënshkruan gjatë kësaj jave letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, ndërmjet të dyja vendeve. Nënshkrimi i letrave pasoi dakordimin e Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ambasadori Grenell shkroi në tëitter se ?zbatimi i marrëveshjes Kosovë ? Serbi është përparësi e administratës Trump?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RichardGrenell#AdamBoehler#TopChannel

Recommended