Top News - Renea blindon Elbasanin/ Arrestohen edhe dy të kërkuar

  • 3 years ago
Forcat special RENEA janë vënë në zbatim të një plani masash për arrestimin e personave me precedentë të theksuar kriminale. Nisur nga ngjarjet e fundit në Elbasan, zonë, që është konsideruar si më problematike e viteve të fundit, trupat policore kanë ndërmarrë mbrëmjen e së dielës kontrolle të shumta, duke bërë të mundur arrestimin edhe të dy personave të tjerë të kërkuar, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Bujar Celës, në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Prej një jave Elbasani është kthyer në kryefjalë e të gjitha lajmeve të ditës.

Në hartë pas Elbasanit janë Shkodra, Tirana e Vlora. Por jo më pak Durrësi dhe Fieri. Vrasjet e shkurtit të vitit 2016 treguan se qyteti i Elbasanit vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë ku aktiviteti i krimit të organizuar vazhdon të jetë prezent edhe pas shkatërrimit të dy bandave famëkeqe të ?Mandelës? dhe ?Tan Kateshit?.

Një trend i rrezikshëm që po vërehet në Elbasan është fakti se format organizative të grupeve kriminale në qytet po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale përreth. Duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe edukimin në rrethina, rrezikohet zhvendosje e organizatave kriminale me struktura hierarkike në zonat rurale.

Duke filluar nga viti 2003, strukturat e organizuara kriminale në vend filluan të sofistikohen në përgjigje të forcimit gradual të institucioneve shtetërore. Disa tregues të sofistikimit janë diversifikimi i veprimtarive të paligjshme në të cilat ata përfshihen, përshtatja e trajtave horizontale në formën e rrjeteve kriminale, përdorimi gjithmonë e më tepër i një gjuhe të koduar, përdorimi i numrave celularë të posaçëm, të cilët aktivizohen vetëm për kryerjen e trafiqeve si dhe përdorimi i korrierëve të ndryshëm.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RENEA#Elbasan#TopChannel

Recommended