Ora News - Pandemia, ndikim te shëndeti mendor. Dyfishohen rastet në Korçë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë emocional, duke pasur parasysh periudhën e izolimit.

Shtimi i ankthit dhe i frikës nga ky virus ka ndikuar në jo pak njerëz në qytetin e Korçës.

Kjo lidhet ngushtë edhe me masat e marra për mbajtjen e distancës, çka i bën qytetarët të ndihen të izoluar dhe të vetmuar.

Kjo situatë pranohet edhe nga mjeku psikiatër, Roland Lalaj.

?Janë shumë të prekshëm njerëzit vunerabël, kemi rritje të numrit të rasteve që kanë çrregullime ankthi. Kontigjenti më i madh që kanë probleme të ankthit dhe gjumit si pasojë e post-covid janë moshat e treta.?

Sipas Lalajt, të moshuarit janë ata që po e vuajnë më së shumti këtë situatë e ndërkohë këshillojnë qytetarët që të shtojnë më shumë aktivitetet sportive, pasi sjellin një qetësim fizik dhe emocional.

?Aktiviteti fizik është prioritet.?

Dyfishimi i numrit të personave që vuajnë nga shëndeti mendor ka ngritur alarmin në qytetin juglindor e ajo që pritet të shihet pas zhdukjes së pandemisë është pikërisht fakti se sa do të zgjasë ky ndikim te qytetarët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pandemia-ndikim-te-shendeti-mendor-dyfishohen-rastet-ne-korce/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended