Top News - Kosovë, vendet e Kuintit/ Të mos preket gjykata speciale

  • 3 years ago
Ambasadorët e vendeve të Kuintit I bënë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që të kundërshtojnë çdo përpjekje për prekjen ose zhvlerësimin e misionit të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si dhe të sigurojnë që këto organizma ta kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Përmes një deklarate për shtyp, pesë vende: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja e përgëzuan vendimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani për të kërkuar nga Gjykata Speciale që të shqyrtojë kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për disa ndryshime kushtetuese, që lidhen me mandatin e kësaj Gjykate. Ne deklaratë, është përgëzuar po ashtu Zyra e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për ?respektimin e autoritetit të Zyrës së Prokurorit të Dhomave të Specializuara për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës?. Deklarata vjen nw njw kohw kur ende nuk dihet se kush është duke dërguar dokumente në zyret qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të cilat po pretendohet se janë konfidenciale dhe të Dhomave Specializuara në Hagë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Recommended