Ora News - Banorët në Pllanë përplasen me kishën për restaurimin, ndërpriten punimet
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ndërhyrja për restaurimin e kishës së Pllanës në Lezhë ka ngjallur reagime kundërshtuese nga një pjesë e banorëve. Ata thonë se punimet po cënojnë vlerat e kishës, ndaj nuk lejojnë punimet në rast se nuk bëhet transparencë. Nismëtari i ndërhyrjes në kishë Dom Nik Ukgjini, nga ana tjetër thotë se se projekti është i miratuar nga institucionet përgjegjëse.

Restaurimi i kishës së ?Shën Venerandës? në Pllanë të Lezhës ka ngjallur debate.

Banorët protestuan të enjten pasi pretendojnë se ndërhyrja që po kryhet përmes donacioneve po cënon monumentin e kategorisë së parë.

Sipas tyre ndërhyja ka dëmtuar varret e sende të tjera me vlerë.

?Të bëhet transparencë për punimet që do të kryhet dhe të bëhet rrethimi i skelave se ka filluar dëmtimi i varrezave. Të bëhet transparencë, ku lanë lëndër e drurit që kanë ikur, janë hequr trent 600 vjeçare?.

Banoret kërkojnë që të ketë transparence në lidhje me këtë projekt ose në të kundërt do të bëjnë rezistence dhe nuk do lejojnë vijimin e punimeve.

?As Enver Hoxhës nuk ja ka mbajtur me e prish, kanë ardhur me e dhunu dhe jo me e ndërtu.?

Iniciatori i restaurimit të kësaj kishe Dom Nik Ukgjini thotë se leja për restaurimin e kishes është marrë në Ministrinë e Kultures dhe projekti po zbatohet konform arkitektures së objektit.

Ai paralajmeron kallezim penal nëse nuk do të ketë një marrëveshje, pasi në këto kushte po cënohet objekti.

?Janë ndaluar punimet në mënyrë të paligjshme, cënohet objekti. Po ra shi,u dëmtua diçka, kush e mban përgjegjësinë?Ta japin ata që kanë kërcënuar punëtorët për të zbritur poshtë. Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për punimet do të bëjmë denoncim në prokurori.?

Përballë kësaj situate, punimet për restaurimin e kishës janë ndërprerë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/banoret-ne-pllane-perplasen-me-kishen-per-restaurimin-nderpriten-punimet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended