Top News - Parlamenti evropian/ Nuk njeh Lukashenkon president

  • 4 years ago
Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese votash ka miratuar një rezolutë përmes së cilës nuk njeh Alyaksandr Lukashenkon si president të Bjellorusisë, sapo mandati i tij aktual të përdundojë në nëntor. Rezoluta hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar, të cilat opozita bjelloruse dhe Perëndimi i kanë quajtur të manipuluara. Teksti jo-detyrues i rezolutës, i cili u u votua më 17 shtator me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenim, gjithashtu bën thirrje për "zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme nën mbikëqyrjen ndërkombëtare"."Sapo të mbarojë mandati i udhëheqësit të tanishëm autoritar, Alyaksandr Lukashenko, më 5 nëntor, parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit", tha PE në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë e quajti menjëherë rezolutën "një ndërhyrje në punët e brendshme".Shtetet anëtare të BE-së po punojnë aktualisht në ndalimin e vizave dhe ngrirjen e aseteve kundër zyrtarëve bjellorusë, të cilët blloku prej 27 vendesh, i sheh si përgjegjës për një goditje të ashpër ndaj protestave masive që nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 9 gushtit. Sipas burimeve, Lukashenko nuk do të përfshihet fillimisht në listën e sanksioneve, por Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përfshirjen e tij dhe po kërkon që vendet anëtare të shikojnë mundësinë e përfshirjes edhe të qytetarëve rusë të cilët drejtpërdrejt mbështesin regjimin në Minsk.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lukashenko#TopChannel

Recommended