Tempora - Rikthimi i Ermira Babaliut: Shqipëria, që njeh e nuk njeh më
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ermira Babaliu është një nga këngëtaret më të famshme në Shqipëri. Me këngët e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Edhe pse larg Shqipërisë, Ermira Babaliu vazhdon akoma të mbetet e preferuar për publikun shqiptar.

E ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora, këngëtarja bëri një vlerësim të famës së viteve më përpara dhe famës sot.

Ermira Babaliu tha se sot fama është më e lehtë për tu arritur edhe për shkak të rrjeteve sociale, duke shtuar se fama e viteve më parë ishte më e vërtetë.

Por theksoi se janë disa kualitete që bëjnë diferencën e famës.

Ermira Babaliu: ?Mbase nuk e bëj dot dallimin e famës sepse fama është famë. Ajo që unë dua të ndaj nga fama e atëhershme dhe e sotme, që nuk ndodh vetëm këtu, është se fama e atëhershme ka qenë më e vërtetë. Dhe sot është disi më lehtë të bëhesh i famshëm.

Meqë fama ime ishte për shkak të këngës, padiskutuar bukuritë e këngëve të sotme, atëherë ishte pak më e futur në filtra kritike kënga që ti prodhoje ose fama që dilte prej kësaj gjëje. Sot është më kollaj të bëhesh i famshëm. Me këtë lloj teknologjike dhe media sociale. Duke mos bërtitur askush për ty, por duke bërtitur ti për veten tënde padashur bëhesh i famshëm edhe ndiqesh.

Janë disa gjëra kualiteti që bën diferencën e famës.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/ermira-babaliu-sot-behesh-i-famshem-duke-mos-bertitur-askush-ty-por-duke-bertitur-ti-veten-tende

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended