“Presidenti” bllokohet në Han të Hotit, kapet trajleri me me 1 272 koli cigaresh kontrabandë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Goditet një rast kontragande cigaresh në doganë e Hanit të Hotit. Autoritetet dogane kanë sekuestruar një ngarkesë prej 1 272 koli cigaresh, ose 636 mijë paketa të markës ?President full Flovour?, që nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Ngarkesa që kishte hyrë nga Mali i Zi në vendin tonë po transportohej me një mjet tip trajler me targa të Bullgarisë.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale ?Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës?, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal.

?Sipas vlerësimeve të specialistëve të doganës, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë?, tha Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi gjatë një deklarate për mediat.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/presidenti-bllokohet-ne-han-te-hotit-kapet-trajleri-me-me-1-272-koli-cigaresh-kontrabande/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv