Report Tv- Do rrisin dentistët çmimet? Presidenti i Urdhrit të Stomatologut ‘kapet’ me mediat
  • 4 years ago
Gjatë një lidhje live në Report Tv, teksa pyetet se a do të ketë rritje të çmimit të shërbimeve stomatologjike për pacientët, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda irritohet dhe ?kapet? me mediat duke u shprehur se ?ato i japin lajmet sipas qejfit?. Kjo solli përplasje me spikeren në studio, Aida Tançica, e cila duke përfaqësuar zërin e qytetarëve tha se rritjet janë të papranueshme, pasi dhe ata aktuale janë tepër të larta.

?Ju mediat e jepni lajmin ashtu siç e keni qejfin, por ne që kemi kontakt me të gjithë shërbimin evropian, i vetmi shërbim që është alla shqiptar, është ai dentar. Çdo klinikë dentare, çdo dentist është i pavarur tek fatura, rregullat e trregut. Është shërbim i lirë dhe çmimet përcaktohet nga vetë dentisti. Disa e marrin për bazë disa se marrin. Shërbimi i dentistëve në kohë Covid-i ka kosto të shtuar?, tha Deda.
Recommended