Top News - Biden për vaksinën/ Kandidati paraqet planin e tij

  • 3 years ago
Kandidati demokrat për president, Joe Biden kërkoi që një bord i jashtëm shkencëtarësh dhe jo Presidenti Donald Trump, të përcaktojë nëse një vaksinë për koronavirusin është e sigurt dhe efektive.


?Unë kam besim te vaksinat. Unë kam besim te shkencëtarët. Por nuk kam besim te Donald Trump-i. Dhe në këto momente, as populli amerikan nuk mundet?, tha Biden.

Para një grupi gazetarësh, Biden paraqiti planin e tij për shpërndarjen e vaksinës, që parashikon se afatet se kur amerikanët duhet të presin të marrin një vaksinë, pasi të vihet në dispozicion ofron udhëzim se cilët duhet të kenë përparësi për vaksinimin, shpjegon mekanizmat për transportin dhe ruajtjen e vaksinës dhe detajon përgjegjësinë në procesin në çdo nivel të qeverisjes.

?Përparimet shkencore nuk ndjekin kalendarin, ashtu si edhe virusi. Dhe sigurisht që nuk ndjekin ciklet zgjedhore. Dhe fazat e tyre, miratimi i tyre dhe shpërndarja nuk duhet të ndikohen kurrë, nga konsideratat politike?, tha Biden.

Trump reagoi shpejt duke deklaruar se kundërshtari i tij në zgjedhje nuk duhet të paraqesë një plan për shpërndarjen e një vaksine të zhvilluar nën presidencën e tij.

?Ne e shpikëm atë vaksinë. Do të njoftohet shumë shpejt për të,? tha presidenti, d

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#Vacine#TopChannel

Recommended