Top News - Vettingu, të shkarkuarit/ A mund të marrin vizë amerikane!

  • 3 years ago
Që Reforma në Drejtësi ka marrë ?bekimin? amerikan ky tashmë është një fakt dhe investimi i SHBA në këtë drejtim është i dukshëm. Si një masë parandaluese, përpara se të firmoseshin vendimet e para të shkarkimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese.

Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, nuk është bërë asnjë koment mbi rastet individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të vetingut, duke marrë seriozisht akuzat për korrupsion.
Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka refuzuar vizat për 170 zyrtarë dhe ish- zyrtarë të shtetit shqiptar të lidhur me korrupsionin. Kjo shifër, sipas sqarimit të zyrës së shtypit të selisë diplomatike u takon tre viteve të fundit. Në rastet e kërkesave për vizë nga zyrtarët publikë ka kontrolle shtesë, në rastet kur ka pretendime për korrupsion të tyre. Ndalimi i hyrjes në SHBA vlen edhe për familjarët e tyre.
Por pyetja që tashmë shtrohet ka të bëjë me dhënien e vizave për ata që janë shkarkuar. Ambasada Amerikane ka pasur një qëndrim të prerë, por a do të pajisen me vizë ata që janë shkarkuar nga vettingu, apo kanë dhënë dorëheqjen përpara procesit të verifikimit?! Deri tani të paktën publikisht nuk ka informacion, nëse ndonjë ish-prokuror apo ish-gjyqtar të ketë aplikuar për marrje vize, apo refuzim të saj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting#AmericanVisa#TopChannel

Recommended