Zgjedhjet në Maqedoni, Ndrenika: Shqiptarët mund të marrin shumë vota por nuk ndryshojnë asgjë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Maqedoni duket se kanë nxjerrë fitues sërish Zoran Zaev ku ky i fundit e shpalli fitoren në zgjedhjet e së mërkurës.

Ndërsa në rradhët e shqiptarëve BDI-ja mori 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat.

Për analistin Denion Ndrenika këto rezultate ishin të pritshme, duke u shprehur se sërish gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk do të ndryshojë.

Në një intervistë për Ora Neës, ai shprehet se shqiptarët mund të marrin shumë vota, por nuk bëhet asgjë për të ndryshuar problematikat sociale të këtij minoriteti.

Ndrenika: Për mua rezultati ka qenë i pritshëm. Nuk besoj që gjendja e shqiptarëve në Maqedoni do të ndryshojë. Kjo për disa arsye por kryesore mbetet ai i trajtimit diskriminues i shqiptarëve të Shqipërisë lindore në shtetin e maqedonasve. Përdor këto terma sepse ai nuk ka qenë kurrë shtet i shqiptarëve. Në referendumin e vitit 92?, shqiptarët kanë qenë të përjashtuar, tjetër gjë që thonë se nuk morën pjesë por ato kanë qenë të përjashtuar. Kërkesa bazë e tyre ka qenë më normalja dhe më njerëzorja, që të njiheshin si komb shtetformues. Është e paarsyeshme të thuash që shqiptarët janë në një gjendje më të mirë sa për sy e faqe sepse marrin kaq deputetë.

Ato mund të marrin edhe më shumë deputetë por problemi është që çfarë bëjnë ato me votat. A do jenë të lirë që mbi bazën e shprehjes së vullnetit dhe mbështetjes që kanë marrë tek popullata shqiptare për të përmirësuar gjendjen e tyre. Është treguar qartësisht që ata nuk kanë mundur ta bëjnë këta. Marrëveshja e Ohrit të vitit 2001, me të vërtetë mbylli një luftë, sot e kësaj dite ajo marrëveshje nuk është e formësuar. Nuk kam ndonjë shpresë që si me 12 e si me 15, BDI apo edhe 32 të bëjnë të gjitha bashkë, ato do të ndryshojnë diçka. Që të ndryshojë, duhet që pala tjetër që është në shumicë të të respektojë. Ata nuk e bënë. Kujtojmë që kur u bënë bisedimet për ndryshimin e emrit, idetë e shqiptarëve nuk u morën për bazë.

Ndrenika gjithashtu shprehet se një pjesë e fajit rëndon mbi palën maqedonase pasi këto të fundit nuk krijojnë hapësirë dhe një barazi institucionale për shqiptarët.

Ai thotë se popullata ka nevojë për një udhëheqje me mendësi të re në mënyrë që t?i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët.

Ndrenika: Faji është i maqedonasve pasi hapësira që krijojnë ata për shqiptarët është thuajse zero. Nëse ti e njeh si të barabartë grupin tjetër etnik. Kur të krijosh një barazi institucionale. Janë 18 vite rradhazi që përveçse i ka dhënë disa numra vota më shumë BDI-së, nuk ka bërë ndryshime të situatës së shqiptarëve në terren. Kjo për mua mbetet problematika kryesore pasi pala maqedonase janë përjashtues. Ne kemi pasur zgjedhjet e kaluara edhe me ndikimin e Tiranës që shqiptarët të bëheshin bashkë. Rezultati tregoi që ata u ndanë. Pati deputetë shqiptarë që u zgjodhën për forcën maqedonase dhe kjo ishte befasi. Nuk e gjej të kuptueshme se pse duhet të bëhesh me maqedo...

Recommended