Top News - Rama, vizita në Greqi/ Në ‘Open’ diplomatë e analistë

  • 4 years ago
Marreveshja per detin, ligji i luftes por edhe marredheniet e acaruara se fundmi mes greqise dhe turqise ishin tema diskutimi mes kryeministrit grek micotaqis dhe shefit shqiptar te ekzekutivit edi rama. por a u arriten pritshmerite. zyrtaisht u tha se takimi pati sukses dhe se per marreveshjen e detit rama hodhi ne tryeze tezen e negociatorit te nje vendi mik te te dy paleve. per kete eshre perfolur italia, ndaj seciles as greqia dhe as shqiperia nuk kane rezerva. ne emisionin open ne top channel analiste e diplonate shprehen qendrime te ndryshme.

?S?bëri asgjë. Pritshmëritë ishin të mëdha se ishte çështje e rëndësishme, flitet për detin. Këtu duket më tepër një shëtitje duke kaluar nga Ankaraja për të marrë rolin e tij negociator. Nga vetë vizita pashë që akoma nuk është konceptuar nga qeveria shqiptare se si do zgjidhet marrëveshja me Greqinë. Vetë politika e jashtme e Ramës ka futur sektorë të tjerë që krijojnë tension dhe sjellin paragjykime nga Perëndimi.

Një debat i fortë u zhvillua mes Shpëtim Idrizit dhe publicistit Panajot Barka. Debati nisi kur Barka tha se Shqipëria duhet të shikojë përspektivën europiane.

Eni Vasili: Barka, pse ju shqetëson juve ikja e Ramës në Turqi para takimit me Mitsotakis?
Barka: Mua më shqetëson për Shqipërinë. Shqipëria duhet të shikojë nga Bashkimi Europian dhe jo nga Turqia.

Idrizi: Shqipëria do shikojë nga Bashkimi Europian kur Greqia të heqë ligjin e luftës, kur të njohë minoritetin dhe kur të lejojë varret për çamët. Ne shkelëm veten duke pranuar varret e luftëtarëve që erdhën si pushtues. Tani dëgjojmë dhe broçkullat e tij.

Barka: Duhet të kesh etikë.

Idrizi: Do kem etikë pasi Greqia të heqë ligjin e luftës.

Barka: Duke mos më lejuar mua të flas, tregove se cilat janë interesat e tua, Idrizi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShpëtimIdrizi#EdiRama#TopChannel