Top News - Spraji çudibërës/ Shkretëtira bëhet `tokë bujqësorë `
  • 3 years ago
Të frymëzuar nga sekretet e pjellorisë së deltës së Nilit, ekspertët kanë krijuar një përzierje argjile, uji e dheu të zonës për të kultivuar fruta në shkretëtirë. Marsin e këtij viti, teksa bota niste mbylljen nga Covid 19, mbeti jashtë vëmendjes perpjekja për transformim te jashtzakonshëm që po ndodhte në një cep të Emirateve të Bashkuara Arabe. Tani, brenda vetëm 40 ditësh, një copë toke që më parë mbulohej nga rëra, eshte arritur të mbushet me shalqinj, që jane rritur me shpejtësi nën rrezet e forta të diellit arab. Për një vend që importon 90% të produkteve të veta të freskëta, ishte një arritje e jashtezakonshme. Toka e thatë e shkretëtirës arabe kishte arritur të kthehej në një fermë frutash vetëm me ndihmën e një spraji që përmban ujë e argjilë. Nuk ishte e thjeshtë në fakt: këta shalqinj u rritën falë një lëngu ?nanorgjilor?, një teknologji që nisi të eksperimentohej në perëndim dy dekada më parë. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim dha studimi I deltës së Nilit, të njohur për pjellorinë e saj që I detyrohej vërshimit të ujrave të ngarkuar me minerale, lëndë ushqyese dhe copeza argjile. Kjo I beri të kuptonin e pikërisht kjo e fundit ndihmonte tokë të shkrifëta për të mbajtur mjaftueshëm lagështirë që t`I nxiste bimët të rriten, dhe me pak ndihmë, ajo copëz shkretëtire, u bë tokë bujqësore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spraji#TopChannel
Recommended