Top News - Meta, letër për KED/ ‘Të ngrihet gjykata Kushtetuese’
  • 3 years ago
Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese ka qenë në jo pak raste refren i politikës në Shqipërisë. Por, kur vendi pret hapjen e negociatave dhe një ndër kushtet ka qenë pikërisht funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, asgjë nuk duket në horizont.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku ka evidentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara dhe duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në këtë letër thuhet se kanë kaluar 4 muaj nga ky qëndrim dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht ende nuk ka mundur të përmbyllë shqyrtimin e vetëm një kandidature të ngelur në garë për këtë vend vakant. Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës!?.

Më tej, Presidenti thekson se Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht nuk ka kryer shpalljen njëkohësisht të të gjitha vakancave përballë nevojës imediate të funksionimit të plotë të Gjykatës së Lartë, dhe po në mënyrë të pashpjegueshme nuk duket se është angazhuar me të gjitha burimet për shqyrtimin me përparësi të kandidaturave për këto vende vakante të shpallura për aplikim?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#KED#TopChannel
Recommended