Top News - Siri, fëmijët shqiptarë/ KSHH bën thirrje për të vepruar

  • 3 years ago
Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon për fëmijët shqiptarë të mbetur në Siri. Rreth 51 fëmijë shqiptarë jetojnë në këto kampe në mjerim dhe frikë, në rrezik të vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e tyre. Ata janë në zonat e luftës, dhe ndihen të përçmuar dhe të kërcënuar. Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se shteti dhe shoqëria shqiptare nuk mund të qëndrojnë indiferentë para kësaj gjendje të shqetësuese.

Edhe pse vështirësitë janë të shumta për shpëtimin e fëmijëve nga këto kampe, e megjithë këtë, kjo nuk është e pamundur. Nuk duhet lejuar viktimizimi i mëtejshëm i tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe miqve tanë ndërkombëtare që ta japin kontributin e tyre dhe të koordinojnë veprimet për kthimin e këtyre familjeve në atdheun e tyre.
Gjithashtu, vlen të evidentohet se shtetet janë të lejuara nga e drejta ndërkombëtare të përdorin të gjitha mjetet paqësore për të realizuar të drejtën për mbrojtje diplomatike për shtetasit e tyre, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose që ju kanoset një rrezik real në jetën dhe shëndetin e tyre, në një shtet tjetër. Në rastin e Shqipërisë, garantimi i mbrojtjes ndërkombëtare diplomatike ndaj shtetasve përbën një detyrim kushtetues të garantuar në nenin 8 të Kushtetutës tonë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KSHH#Apeli#TopChannel

Recommended