BFI bën thirrje për hapje të xhamive, qeveria apelon që të shmangen tubimet
  • 4 years ago
Ndërkohë që vendi i shenjtë islam në Mekë të Arabisë qëndron i mbyllur edhe gjatë muajit të Ramazanit, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni bëri thirrje të rihapen xhamitë që nga e marta.

Në një kumtesë, kryesia e BFI-së i referohet liturgjisë së mbrëmshme në Strugë me rastin e manifestimit të Shën Gjergjit, ku turmës së qytetarëve u prinin priftërinjtë ortodoks.

Bashkësia Fetare Islame:

?Me shumë kujdes ndjekim përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid-19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të Kishës Ortodokse Maqedonase, që ka nxitë besimtarët islamë.?

BFI e mbyll kumtesën duke shpresuar se vendimi do të hasë në mirëkuptim të autoriteteve. Por, nga Qeveria iu bëjnë thirrje të gjitha bashkësive fetare të shmangin aktivitet me tubime masive.

Qeveria e RVM-së:

?Qeveria kishte komunikim konkret dhe bashkëpunim me bashkësitë fetare gjatë menaxhimit të situatës me virusin korona. Presim dhe kërkojmë, si nga KOM ashtu edhe nga BFI që të mos ndërmarrin asnjë hap tjetër që ka të bëjë me organizime të çfarëdo lloji të tubimeve me karakter fetar, deri sa ndalesat dhe masat për mbrojtjen e shëndetit janë në fuqi.?

Nga kjo Bashkësi fetare potencuan se që nga përhapja e pandemisë i kanë respektuar të gjitha rekomandimet shëndetësore nga Komisioni për sëmundje infektive për parandalimin e virusit Korona. Por, tani shprehen se xhamitë do t?i hapin dyert që nga 12 maji për të gjitha ritualet fetare kolektive, duke përfshirë edhe faljen e Fitër Bajramit.

Adnan Qaili
Recommended