Momenti i hapjes së ofertës hermetike për energjinë diellore që i surprizoi të gjithë, Rama: Cmimi..

  • 4 years ago
Me një çmim surprizë kompania franceze ?Voltalia as? u shpall dje fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, ndërsa interesant ishte momenti i hapjes së ofertës. Pas disa tentativave dy personat, pjesë e stafit arritën që të hapin ofertën e plastifikuar, ndërsa nuk mungoi batuta nga kryeministri Edi Rama.

"Mbase çmimi komplet i papritur justifikon edhe gjithë atë mbyllje hermetike të ofertës dhe më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër ne arritëm të finalizojmë këtë proces, duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që, si pasojë e epidemisë, solli shumë pezullime dhe shumë shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur" tha Rama.

Recommended