Nostalgji: Flora Brovina: Më dhemb fakti që Kosova nuk ka ngritur një aktpadi për genocidin serb
  • 3 years ago
Emisioni Exclusive ?Krimi I padënuar që flet?, prodhimi i vitit 2014, me gazetare Valdete Osmani sjell historinë dhe dëshmitë e gjalla të grave dhe vajzave kosovare të perdhunuara gjatë luftës së Kosoves nga forcat paramilitare serbe. Abuzimet seksuale ndaj 20 mije femrave kosovare janë histori që kane ngelur në memorien e tyre personale dhe qe asnjehere nuk kanë gjetur drejtësinë. Shoqëria partiarkale dhe mungesa e institucioneve të Kosovës e kanë bërë më të rëndë jetën e tyre të përditshme. Disa prej këtyre femrave kanë tentuar edhe vetëvrasjen prej paragjykimeve, nga shoqëria që nuk e kupton dramën që keto femra kanë kaluar, duke e bërë te veshtirë dhe jetën e tyre familjare. Institucionet Kosovare janë treguar neglizhente dhe nuk kanë ofruar ndihmën pavarësisht se këto femra sot vuajnë dhe nga probleme shëndetësore. Përjetimet dhe makthet e tyre tregojnë më së miri krimet e ushtrisë serbe që sot jetojnë të lirë pa pasur asnjë lloj pasoje. Disa prej grave të përdhunuara kanë abortuar dhe femijët gjatë asaj periudhe ndërsa disa prej tyre e kanë te vështirë të kenë një jetë familjare. Organizatata joqeveritare në Kosovë kanë bërë përpjekje për të ndihmuar gratë e abuzuar, por janë hasur me vështirësi pasi familjarët e këtyre grave dhe shoqëria nuk kanë qënë ndihmuese dhe bashkëpunuese. Dëshmitë e tyre nuk u përdorën sa duhet as në proçeset gjyqësore ndaj ish udhëheqësve të Jugosllavisë, madje edhe u asgjesuan nga misioni i UNMIK-ut.

"Nostalgji", rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nostalgji#TopChannel
Recommended