Top News - Habit Kina/ S`ka nevojë të vaksinohen të gjithë

  • 4 years ago
Kreu I shëndetësisë së Pekinit, doktor Gau Fu deklaroi se Kina nuk do të ndërmarrë vaksinime masive të popullatës. Arsyeja sipas tij, është e thjeshtë: Covid 19 është zhdukur në masë të madhe nga vendi. Vaksinimi në shkallë të gjerë sipas Fu, nuk do të jenë i nevojshem përsa kohë sëmundja është nën kontroll. Nëse në të ardhmen situata precipiton sërish, atëherë kryespecialisti i shëndetit thotë se strategjia mund të ndryshojë. Kina regjistroi 29 raste të reja ne 24 ore dhe asnjë vdekje nga koronavirusi. Autoritetet vendase kanë besimin se rreziku I një rikthimi të fortë të sëmundjes, për momentin nuk ekziston. Vaksinimi do të bëhet I pjesshëm, me në fokus fillimisht stafin mjekësor. Punonjësit e sigurisë gjithashtu do të jenë ndër kategoritë të cilave do t`u administrohet vaksina në këtë fazë, të pasuar nga sanitaret, stafi I shërbimeve të kateringut dhe nëpunësit civilë. Në mbarë botën, shkencëtarët janë vënë në garë për krijimin e një vaksine të koronavirusit. Kina është duke zhvilluar të paktën tetë vaksina kandidate dhe po përpiqet fortë të kthehet në vendin e parë të botës që të realizojë një vaksinim të suksesshëm kundër patogjenit të rrezikshëm.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kina#Vaksina#TopChannel

Recommended