Top News - Lombardia heq maskat në ambjente të hapur: S’ka nevojë, nëse ka distancë!

  • 4 years ago
Në Lombardi, është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjente të hapura me kushtin që të ruhet distanca e sigurisë për të paktën një metër.


Detyrimi për ta mbajtur atë në ambjente të mbyllura, përfshirë mjetet e transportit, mbetet në fuqi. Urdhri i guvernatorit Attilio Fontana, i vlefshëm deri në 31 korrik, thekson megjithatë se maska duhet mbajtur gjithmonë me vete për çdo përdorim të mundshëm të saj.

Detyrimi i vendosjes së saj jashtë do të qëndrojë për rastet kur nuk është e mundur të garantohet distancimi fizik ?mes subjekteve që nuk janë anëtarë të të njëjtit grup familjar ose bashkëjetues?.

Në drejtim të organizimit të punës, matja e temperaturës mbetet e detyrueshme për punëdhënësit dhe punonjësit, si dhe për klientët e restoranteve. Nëse kjo temperaturë është më e lartë se 37.5 gradë, hyrja në zyrë nuk do të lejohet dhe pala e interesuar do të informohet mbi nevojën për të kontaktuar mjekun.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AttilioFontana#Lombardy#TopChannel

Recommended