Top News - Takohet me Erdogan/ Rama: Një mik i çmuar

  • 4 years ago
Një ditë përpara ndalesës në Athinë, kryeministri Edi Rama u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Këtë e tregoi përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ku përmend faktin që takimi, në dukje mjaft I përmzerët, ka ndodhur në rezidencën verore të kreut të shtetit turk. ?
Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor?, ka shkruar Rama. Kryeministri shqiptar të martën udhëton drejt Athinës për të marrë pjesë në forumin e ?Economist? me temë ?Evropa: Përforcimi i kohezionit në një kohë të trazuar? në cilësinë e kryetar të OSBE, ndërsa në axhendë është dhe një përballje personale me homologun Kyriakos Mitsotakis. Pritet që temë e kësaj bisede të jetë dhe kufiri detar. Rrugëtimi i Ramës vjen në një kohë përshkallëzimi të tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, një situatë që ka detyruar si BE-në dhe Nato-n ku të dyja këto vende janë anëtare, që të vihen në lëvizje për të shmangur një përplasje ushtarake në Mesdhe.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Erdogan#Rama#TopChannel

Recommended